Cikalleshi mbetet në Turqi

Futboll

Cikalleshi mbetet në Turqi

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 15:22
Cikalleshi mbetet në Turqi

E ardhmja e Sokol Cikalleshit mund të vijoj të jetë në Turqi. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është nën shënjestrën e Goztepes. Klubi nga rrethinat e Izmirit është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Demba Ba dhe pjesë e listës së drejtuesve është edhe 27-vjeçari kavajas.

Cikalleshi sezonin e shkuar u aktivizua me Osmanlispor duke shënuar 6 gola në kampionat, por klubi nga Ankaraja nuk ia doli të mbijetonte në Superligën turke dhe një pjesë e lojtarëve kërkojnë largimin, mes të cilëve është edhe sulmuesi shqiptar, i cili është nën kontratë me Osmanlisporin, por shpreson të vijojë karrierën në ligën më të rëndësishme te Turqisë.

Përsa i përket interesimit të Goztepes, këta të fundit ende nuk ka nisur një negociatë zyrtare me lojtarin e kombëtares sonë, që për momentin mbetet një alternativë, teksa në majën e listës së klubit verdhekuq është një emër me peshë si Samuel Eto’o, i cili në Janar u transferua te Konyaspori.

Sokol Cikalleshi që nga viti 2016 është pjesë e kampionatit turk, ku përveç Osmanlisporit është aktivizuar edhe me Istanbul Basaksehirin e Akhisar Beledijen dhe pikërisht me këtë të fundit ka zhvilluar edhe sezonin më të suksesshëm duke shënuar 7 gola në vetëm 4 muaj që veshi fanellën e skuadrës nga perëndimi i Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat