Bayern e transferon Pavardin

Futboll

Bayern e transferon Pavardin

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:06
Benjamin Pavard

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Benjamin Pavard por ai do të transferohet në Munich gjatë sezonit 2019-20, ka raportuar sot magazina e futbollit gjerman.

Bayern raportohet se ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për shërbimet e francezit para Botërorit, e ku 22 vjeçari, i cili po luan si mbrojtës i djathtë në Francë, shënoi një gol spektakular në fitoren e Francës kundër Argjentinës.

Kicker ka raportuar se marrëveshja mes dy klubëve është 35 milionë euro, e cila, thuhet, se është vlera e saktë sa është klauzola në kontratën e tij.

Pavard, i cili mund të luajt edhe në qendër, ka ndihmuar shumë Stuttgartin për promovim në Bundesliga ndërkaq drejtori sportiv i klubit, Michael Reschke ka insistuar që klubi nuk do ta lejon atë të largohet këtë sezon.

Pavard ju bashkua Stuttgartit nga Lile më 2016 për katër milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat