Shkenca e tregon me fakte dëmin që Neymar i bën futbollit

Futboll

Shkenca e tregon me fakte dëmin që Neymar i bën futbollit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:05
Neymar

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se sa kohë ka kaluar Neymar duke u rrotulluar nëpër fushë, në epokën e teknologjisë mund ti gjejmë përgjigje edhe kësaj pyetje. Stacioni televiziv zviceran RTS Sport ka llogaritur minutat që numri i dhjetë i Brazilit, ka qëndruar i rrëzuar në fushë pas një faulli në katër ndeshjet e deritanishme të Kupës së Botës. Rezultati është i habitshëm: 13 minuta dhe 50 sekonda. Duke bërë një llogaritje të shpejtë, bëhet fjalë për mesatarisht 207.5 sekonda për ndeshje. Kulmin  Neymar e ka arritur gjatë ndeshjes me Meksikën: ai qëndroi në tokë për pesë minuta e gjysmë, ku pas shkeljes thuajse të papërfillshme nga ana e meksikanit Layoun, ndeshja u ndërpre për gati 180 sekonda. Juan Carlos Osorio, trajneri i Meksikës, nuk e priti mirë këtë gjest dhe hodhi akuza të ashpra në drejtim të Neymar duke e akuzuar se është një simulator: “Është një turp për futbollin që Neymar sillet në këtë mënyrë dhe për gjyqtarët që lejojnë skena të tilla që humbasin kohë”. Edhe Claudio Gentile, i cili në karrierën e tij ka markuar yje si Maradona dhe Zico, e ka këshilluar yllin e Brazilit “të jetë një person serioz”.

Aktrimi i Neymar vazhdon të shkaktojë polemika në rrjetet sociale, ku janë hedhur akuza të pamëshirshme, por dhe video humoristike që kanë si personazh kryesor brazilianin. Debati ka kohë që vazhdon, por ekziston një fakt në mbrojtje të Neymar. Që prej fillimit të Botërorit, O Ney ka pësuar 23 faulle, disa prej tyre shumë të rënda, por edhe disa të papërfillshme si ajo nga Layun. Sulmuesi është kthyer nga një dëmtim serioz në këmbën e tij të djathtë që e ka mbajtur larg fushave që nga fundi i muajit shkurt, por mbi të gjitha peshon dëmtimi i tmerrshëm i katër viteve më parë.

Ylli brazilian nga ana tjetër e ka marrë me sportivitet këtë çështje, pasi aktrimin e të hënës e ka përsëritur edhe në seancën stërvitore të ekipit. Neymar është shfaqur i lumtur, ndërsa ka biseduar me fansat dhe gazetarët duke i pranuar kërkesat për foto dhe autografe. Në një moment, ai ka menduar që të argëtojë të pranishmit në stërvitje, duke “aktruar” sërish simulimin e përdorur në sfidën ndaj Meksikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat