Shitja e Higuain te Chelsea, ndihmon blerjen e Ronaldos

Futboll

Shitja e Higuain te Chelsea, ndihmon blerjen e Ronaldos

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:11
Gonzalo Higuain

Juventusi është shumë afër të bëjë njërin prej transferimeve më të mëdha në histori të klubit.

Duket e çuditshme por transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi po e mundëson Chelsea.

Trajneri Maurizio Sarri, që është në pritje të zyrtarizimit te blutë e Londrës, kërkon të marrë në Stamford Bridge, Gonzalo Higuainin, Daniele Ruganin dhe Alex Sandron.

Paratë që Juventusi do të sigurojë nga shitja e tyre do të mjaftojnë për blerjen e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Real Madridi, tashmë i vetëdijshëm që nuk mund ta evitojë largimin e CR7, në orët e fundit e ka rritur kërkesën, pra nga 100 milionë synon të arkëtojë nga 120-150 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat