Katër vjet më parë kampion bote, tash lojtar në ligën e tretë gjermane

Futboll

Katër vjet më parë kampion bote, tash lojtar në ligën e tretë gjermane

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:49
Kevin Groszkreutz

Ish-ylli i Borussia Dortmund, Kevin Groszkreutz, është transferuar te ekipi i Bundesliga III, Uerdingen.

Vetëm 29 vjeçar, i linduri dhe i rrituri në Dortmund, kishte kaluar pothuajse tërë jetën te klubi i qytetit, por rënia e tij filloi më 2015 kur ishte dërguar të luante në ekipin e dytë të Borussia-s.

Nga aty, ai më pas kishte luajtur te Stuttgart, Galatasaray dhe Darmstadt, për të përfunduar te KFC Uerdingen.

Katër vjet më parë, Groszkreutz ishte pjesë e kombëtares së Gjermanisë që u shpall kampione e botës në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat