Buffon flet për herë të parë pas transferimit të PSG

Futboll

Buffon flet për herë të parë pas transferimit të PSG

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 20:17
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është zyrtarizuar te kampionët e Francës, skuadra e PSG.

Ish trajneri i Juventusit, në fjalët e para si anëtar i PSG-së, është deklaruar i lumtur për këtë transferim, duke besuar në suksese të mëdha me skuadrën franceze.

“Është një ndjenjë e madhe e lumturisë që po i bashkohem PSG-së”, ka deklaruar Buffon.

“Për herë të parë në karrierën time, po e lë vendin tim dhe vetëm një projekt ambicioz si ky mund të më inkurajonte për një vendim të tillë. Dua të falënderoj klubin dhe presidentin për besimin e tyre”.

“Për të vazhduar përparimin e pabesueshëm të klubit në vitet e fundit, unë ia di ëndrrat që ka kjo skuadër me tifozët e saj. Do të jetë gjithë energjinë tinë, përvojën dhe dëshirën për të fituar, për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave të mëdha të përcaktuara nga klubi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat