Vështirësohet transferimi i Ronaldos te Juventusi, Perez cakton një çmim të ri

Futboll

Vështirësohet transferimi i Ronaldos te Juventusi, Perez cakton një çmim të ri

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:15
Cristiano Ronaldo

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi është vështirësuar.

Është Florentino Perez që ka ndërhyrë për t’i vështirësuar bisedimet, duke kërkuar 150 milionë euro për kartonin e portugezit.

Perez sipas ‘La Stampa’ është i pakënaqur me mënyrën se si Ronaldo dhe agjenti i tij po menaxhojnë këtë situatë.

Gjithnjë sipas kësaj medie italiane, Perez tani po kërkon 150 milionë euro për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ka tre ditë që flitet për transferimin e Ronaldos te Juventusi, ku ‘Zonja e Vjetër’ ishte pajtuar të paguante 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat