Ndizet merkatoja te Partizani, firmos edhe mbrojtësi i Kosovës U-21

Futboll

Ndizet merkatoja te Partizani, firmos edhe mbrojtësi i Kosovës U-21

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:29
Rron Statovci

Partizani vijon të tregohet shumë aktiv në merkato ditët e fundit, teksa ka zyrtarizuar një tjetër futbollist tashmë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor nga Kosova, Rron Statovci, i cili ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës, sezonin që sapo u mbyll.

Futbollisti, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ka nënshkruar për 3 sezone me të kuqtë dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Gega.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Partizani zyrtarizoi afrimin e një sulmuesi me eksperiencë si malazezi Stefan Nikoliç, dhe të mesfushorit 19-vjeçar Henri Okebugëun, që erdhi i huazuar nga Egnatia.

Partizani vijon përgatitjet në kuadër të eliminatoreve të Europa Leagues, ku do të përballet të enjten e ardhshme me skuadrën sllovene të Mariborit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat