Ronaldo – Juventus, lajmi i fundit nga “Marca”

Futboll

Ronaldo – Juventus, lajmi i fundit nga “Marca”

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:22
Cristiano Ronaldo

“Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra e Juventusit.

Cristiano Ronaldo në Juventus, filloi si një sugjerim dhe ëndërr por që mund të bëhet realitet.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra kampione nga Serie A.

“Marca” shkruan se diskutimet kanë hyrë në fazën e fundit për largimin e Ronaldos nga Santiago Bernabeu dhe kalimin e tij në Juventus.

Drejtuesit e Juventusit janë në pritje të lajmeve nga menaxheri Jorge Mendes për të zyrtarizuar ofertën tek Real Madrid dhe kalimin e Ronaldos në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat