Eliminohet Uruguaji, përfundon epoka e yjeve Suarez e Cavani

Futboll

Eliminohet Uruguaji, përfundon epoka e yjeve Suarez e Cavani

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:28
Luis Suarez ishte i pafuqishëm në sulm pa partnerin e tij, Edinson Cavani

Uruguaji u eliminua në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018, pas humbjes nga Franca me rezultat 2:0.

Luis Suarez ishte i pafuqishëm në sulm pa partnerin e tij, Edinson Cavani, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

Eliminimi nga gara e madhe në Rusi shënon edhe përfundimin e një epoke te ekipi i Uruguajit, shkruan “Goal Italia”.

Të gjithë futbollistët kryesorë të ekipit janë në moshë prej mbi 30 vjeç. Pas katër vitesh në Botërorin e ardhshëm, skuadra mund të inspirohet nga të tjerë emra si Gimenez e Bentancur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat