Futbollisti i Lazio kërcënohet me armë

Futboll

Futbollisti i Lazio kërcënohet me armë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:26
Ciro Immobile

Sulmuesi i Lazios dhe Italisë, Ciro Immobile është kërcenuar me armë nga një njeri me thikë derisa ishte në pushime me familjen e tij

Sipas raporteve në mediat Il Messaggero dhe Mediaset, Immobile ishte me familjen e tij dhe shokët në plazhin e Francavilla al Mare, që është afër Chieti.

Burri i ishte ofruar atij, kishte një përleshje me disa nga shokët e Immobiles dhe pastaj është përpjekur për të sulmuar grupin me thikë.

Disa kalimtar kanë ndihmuar duke detyruar atë që të largohet para se të arrijë policia për marrë deklarata.

Carabinieri më vonë lëshoi një deklaratë që konfirmojë se ata kanë parë xhirimet e kamerave CCTV dhe kanë zbuluar se ai është një ultra i një tjetër skuadre që njihet me emrin Daspo – të cilit i është ndalur përcjellja e eventeve sportive për shkak të historisë se dhunës se tij nëpër stadiume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat