Juventus duhet të jep 20 milionë euro më shumë për Ronaldon

Futboll

Juventus duhet të jep 20 milionë euro më shumë për Ronaldon

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:40
Cristiano Ronaldo

Juventusi duhet të paguajë për Cristiano Ronaldon 120 milionë euro, pasi që 100 milionë i do Real Madrid të pastra kurse pjesa tjetër shkon për agjentin Jorge Mendes që është 20-25 milionë euro

Sipas Sport Mediaset, Mendes i ka siguruar Real Madridin që ata qëndrojnë pas marrëveshjes xhentëlmenë që kanë nënshkruar me CR7 në janar që ai mund të largohet për 100 milionë euro në një klub jo rival.

Si kthesë, përfaqësuesit do të marrin 20-25 milionë nga komisionët e ndryshme.

Nuk është hera e parë që Juve duhet të paguajë shuma të mëdha parash për komisionet e lojtarëve sidomos kur ata nënshkruajnë për shuma më të vogla.

Mino Raiola’s ju kishte hequr një shumë e madhe kur Paul Pogba mori 105 milionë euro për të kaluar në Manchester United, por këtë verë Emre Can kushtojë afër 16 milionë euro për paga të përfaqësuesve edhe pse kontrata e tij më Liverpool kishte skaduar.

Nëse këto figura janë korrekt, Cristiano Ronaldo do të kushtojë se paku 120 milionë, apo ndoshta 150 milionë, pa përmendur këtu rrogën 30 milionë euro neto në kontratën katër vjeçare që ai insiston ta këtë me Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat