Modric: Ronaldo nuk do të largohet nga Reali

Futboll

Modric: Ronaldo nuk do të largohet nga Reali

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:58
Cristiano Ronaldo

Ndërkohë që e gjithë bota pret të mësojë se kur Cristiano Ronaldo do të transferohet te Juventusi vgjen deklarata e papritur e Luka Modric, shokut të skuadrës së CR7 te Reali, që thotë se sulmuesi portugez nuk do të largohet.

Ylli i kombëtares kroate, i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Rusi 201i8”, shprehet: “Të shohim se çfarë do të ndodhë, por personalisht besoj se Ronaldo nuk do të largohet nga Reali.

Do të më pëlqente shumë që ai të qëndronte, pasi është lojtari më i mirë në botë”, tha Modric.

Më tej, mesfushori i skuadrës “merengues”, shton: “Ai është një lojtar që ka shumë rëndësi për ekipin tonë dhe do të ishte fantastike nëse qëndron. Por opinion im është se në fund, pas gjithë kësaj rrëmuje, do të qëndrojë në Madrid.

Sinqerisht, as unë dhe asnjë tjetër nuk ka dëshirë ta shohë me fanellën e një skuadre tjetër. Mund t’ju them se gjatë këtyre ditëve kam biseduar me Ronaldo…”, u shpreh Modric, që me Kroacinë e tij do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës ndaj Anglisë, më datën 11 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat