Januzi optimist për në Luksemburg

Futboll

Januzi optimist për në Luksemburg

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:02
Januzi optimist për në Luksemburg

Futbollisti i Prishtinës Ahmed Januzi ka thënëse Prishtina ka respekt për Fola Esch të Luksemburgut, por synon kualifikimin.

Ai ka folur kështu pas stërvitjes së fundit në Kosovë. “Meqë e kemi kaluar raundin preliminar, tani është shumë e rëndësishme për ne që të paraqitemi sa më denjësisht edhe në raundin e parë duke shpresuar se do të na përcjell suksesi edhe në këto dy ndeshje të radhës. Kemi përball kundërshtar që nuk është për t’u nënvlerësuar, ma merr mendja shumë më i fortë se Europa, por sido që të jetë, ne do ta respektojmë çfarëdo kundërshtari që do të jetë, më i fortë apo më i dobët, nuk ka rëndësi, respekt maksimal. Ndërsa ne do të udhëtojmë të japim maksimumin me qëllim të kalimit të raundit, ky është synimi ynë, të paktën", ka theksuar Januzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat