Hazard, plani B i Real Madridit

Futboll

Hazard, plani B i Real Madridit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:31
Eden Hazard

Real Madridi nuk do të tentojë ta transferojë yllin belg, Eden Hazard, në rrethana normale.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madridi do të përpiqet ta transferojë Eden Hazardin e Chelseat vetëm nëse dështon blerja e Neymarit.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, e ka ëndërr të kamotshme transferimin e Neymarit në Bernabeu, por e di se Paris Saint-Germain nuk do të ndahet lehtë nga ylli i vet.

Nëse blerja e Neymarit dështon, atëherë Madridi do të hidhet në sulm për Hazardin, i cili ka lënë të kuptohet se mund ta braktisë Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat