Nuk do ta besoni ku ndodhet Ronaldo

Futboll

Nuk do ta besoni ku ndodhet Ronaldo

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:46
Cristiano Ronaldo

Ndërkohë që të gjithë po presin me ankth për të mësuar mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, ylli i futbollit ka nisur pushimet në Greqi.

33-vjeçari është zbuluar se po pushon në Costa Navarino të Greqisë së bashku me familjen e tij.

E dashura e futbollistit, Georgina Rodriguez ka publikuar një fotografi duke u puthur me Cristiano.

Sipas mediave lokale, ai dhe familja e tij arritën me aeroplan privat në aeroportin më të afërt dhe pastaj u transferuan në hotel me helikopter, ku janë vendosur masa të jashtëzakonshme të sigurisë për të garantuar privatësinë e tyre.

Mesa duket sulmuesi ka vendosur të 'mbrohet' nga thashethemet që janë përhapur këtë javë.

Raportohet se Ronaldo do transferohet tek Juventus për një shumë prej 80 milion pound.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat