Gjici mendon për tifozët e Kukësit, autobusa falas nga 3 vende

Futboll

Gjici mendon për tifozët e Kukësit, autobusa falas nga 3 vende

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:06
Gjici mendon për tifozët e Kukësit, autobusa falas nga 3 vende

Kur duhen edhe 2 ditë nga ndeshja Kukësi-Valeta, e vlefshme për fazën e parë të Ligës së Kampioneve, klubi verilindor ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.

Presidenti Safet Gjici, kërkon pjesëmarrje maksimale në këtë përballje ndaj ka vendosur autobusa falas në 3 vende. Autobusat falas do të nisen nga Kukësi, Zhure e Prizrenit dhe Kamzës, drejt “Loro Boriçi”.

Njoftimi i Kukësit:

Presidenti i KF Kukësi, Safet Gjici, dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët e shumtë të ekipit tonë se për ndeshjen eliminatore të Champions League Kukësi-Valleta, që do të luhet me 11 korrik në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të ketë autobusë falas. Ne dëshirojmë që të gjithë tifozët e zjarrtë të Kukësit të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin në këtë përballje të rëndësishme. Autobuzët falas do të nisen në Kukës, Zhure të Prizrenit dhe Kamëz.

Presidenti Gjici dhe klubi i Kukësit dëshirojmë që të jemi të gjithë bashkë në mbrëmjen e 11 korrikut në stadiumin e Shkodrës për të mbështetur skuadrën tonë në arritjen e një fitoreje duke kërkuar kualifikimin për në fazën tjetër. Kemi besimin e plotë se edhe këtë herë mbështetja e tifozëve të do të jetë e madhe ashtu si në çdo përballje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat