Torreira konfirmon transferimin tek Arsenali

Futboll

Torreira konfirmon transferimin tek Arsenali

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:49
Lucas Torreira

Futbollisti uruguaian do t’i bashkohet skuadrës londineze.

Pas eliminimit nga Kampionati Botëror me Uruguain, Lucas Torreira dëshiron ta kryejë sa më shpejtë transferimin nga Sampdoria tek Arsenali.

Torreira ka thënë që gjithçka është duke shkuar mirë dhe se ai do të jetë lojtar i ri i “Topçinjve”.

“Kemi pasur një eksperiencë të mirë me Uruguain, në Kupën e Botës”, ka thënë ai.

“Tani më duhet të koncentrohem në të ardhmen time dhe pres që në ditët në vazhdim të përfundoj transferimi im tek Arsenali”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat