Kinezët gënjejnë, ja kush e me merr në dorë Milanin

Futboll

Kinezët gënjejnë, ja kush e me merr në dorë Milanin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:20
Tentativa e fundit e kinezit ishte që të bashkëpunonte me manjatin rus, Rybolovlev

Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.

Tentativa e fundit e kinezit ishte që të bashkëpunonte me manjatin rus, Rybolovlev, për të bërë të mundur pagesën e këstit dhe ruajtjen e pronësisë.

Gjithsesi edhe ky opsion ra, pasi rusi që ka në pronësi edhe Monacon, refuzoi të bëhet pjesë e këtij operacioni. Tashmë fondi amerikan Elliot pritet të bërë ekzekutimin e kolateralit të vënë si garanci, që në këtë rast është klubi kuqezi.

Zyrtari i Elliot, Paul Singer, një njeri shumë i apasionuar pas futbollit, pritet të menaxhojë përkohësisht klubin e Milanit, deri në shitjen te një tjetër shoqëri.

Vera ka nisur me lajme aspak të mora për kuqezinjtë, ndërsa sezoni duket qartë se do të jetë i mbushur me zhvillime jashtë fushe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat