Ancelotti i do Benzeman dhe Hakimin te Napoli

Futboll

Ancelotti i do Benzeman dhe Hakimin te Napoli

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:43
Carlo Ancelotti që ka nënshkruar me Napolin, ka nisur punën për ta ndërtuar një skuadër të fortë për Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Trajneri i skuadrës italiane kërkon të përforcohet me dy futbollistët e Real Madridit.

Carlo Ancelotti që ka nënshkruar me Napolin, ka nisur punën për ta ndërtuar një skuadër të fortë për Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Siç raporton gazeta spanjolle Marca, Ancelotti javën e shkuar ka qenë në Madrid ku është takuar me menaxherin gjeneral të Realit, Jose Angel Sanchez, me të cilin ka marrëdhënie të mira që nga koha kur ka qenë trajner i madrilenëve.

Ancelotti i ka treguar atij se dëshiron të transferojë në Napoli, Karim Benzeman dhe Achraf Hakimin.

Gjithnjë sipas Marcas, largimi i Benzemas nga Reali do të jetë vendim i vetë lojtarit, i cili mund të kërkojë një eksperiencë të re në një skuadër tjetër, pasi me “Los Blancos”, ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Ndërkohë Hakimin, Ancelotti e sheh si pasues të reprezentuesit shqiptar Elseid Hysaj, i cili me gjasë do të transferohet te Chelsea, pasi kërkohet nga Maurizio Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat