Kompanitë e basteve i bëjnë autsajdere Dritën dhe Prishtinën

Futboll

Kompanitë e basteve i bëjnë autsajdere Dritën dhe Prishtinën

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:21
Drita

Dy klubet nga Kosova luajnë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e tyre të radhës në Evropë.

Drita dhe Prishtina kanë kaluar raundet e para në Ligën e Kampionëve respektivisht Ligën e Evropës.

Por tani dy skuadrat kosovare i presin kundërshtar shumë më të fortë dhe sipas kuotave që kanë këto klube për të fituar në këto sfida, dihet edhe vështirësia që do ta kenë për të kaluar tutje.

Drita si kampione e Kosovës luan në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe përballë do të ketë gjigantin suedez Malmo, që është kampion aktual i Suedisë. Sipas kompanisë së basteve Bet365, Drita që nesër luan si nikoqir në Adem Jashari, për ta fituar këtë takim ka kuotën 8.00. Barazimi ka kuotën 4.5, kurse fitorja e Malmos, kuotohet 1.33.

Në anën tjetër Prishtina do të ndeshet me ekipin nga Luksemburgu, Fola. Fitorja e bardhekaltërve ka kuotën prej 3.40, njëjtë si edhe barazimi. Kurse fitorja për ekipin vendas kuotohet 1.90.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat