As Ronaldo e as Messi, ja kush e fiton Topin e Artë sipas Matthaus

Futboll

As Ronaldo e as Messi, ja kush e fiton Topin e Artë sipas Matthaus

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:49
Lothar Matthaus

Legjenda e futbollit gjerman ka dhënë mendimin e tij se kush do të triumfojë në garën për Topin e Artë.

Në 10 vitet e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garën për Topin e Artë, ku të dy yjet e futbollit botëror, kanë fituar nga pesë herë këtë çmim.

Por pas eliminimit të hershëm në Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”, ka mundësi që dikush tjetër të ndalë dominimin e tyre në garë për Topin e Artë.

Lothar Matthaus beson se francezi i talentuar, Kylian Mbappe ka për ta fituar Topin e Artë.

Sipas Matthaus, 19-vjeçari, që luan për PSG mund të nderohet me këtë çmim të lartë prestigjioz, pas paraqitjes së shkëlqyer në Botëror, përpara Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që u eliminuan në 1/8 finale të këtij turneu, pa lënë gjurmë personalisht dhe as me kombëtaret e tyre.

“Mbappe ka pasur një sezon shumë të mirë me PSG-në, kurse në Botëror ka qenë ndoshta më i miri. Ai është kandidat për Topin e Artë”, ka theksuar Mattheus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat