Buffon prezantohet te PSG-ja: Championsi është një nga objektivat

Futboll

Buffon prezantohet te PSG-ja: Championsi është një nga objektivat

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:21
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon, portieri i mirënjohur italian, pas një periudhë të gjatë te Juventusi, tani do të jetë në fanellën e kampionit të Francës, PSG-së. “Unë jam i ngazëllyer për këtë sipërmarrje të re, e cila më jep një energji të veçantë. Jam këtu për entuziazmin e tifozëve, për mjedisin dhe magjinë e Parisit. Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Presidenti më kërkoi me forcë, kur po planifikoja të ardhmen time. Ftesa për të luajtur këtu ishte një befasi për mua në fillim të majit.

Ndjeva se kisha diçka të rëndësishme për të dhënë, ndoshta edhe nga fakti se gjithmonë dëshiroj të mësoj diçka të re”, ka thënë Buffon. Ai vjen te PSG, pa garanci të ndryshme, si vendi i titullarit apo titulli kampion i sigurtë: “Unë kam qenë gjithmonë i zoti dhe askush nuk më ka garantuar gjë apriori. Kam fituar gjithmonë në fushë; fizikisht dhe mentalisht jam mirë. Do të jap gjithçka për ta bërë më të madhe, me punë dhe paraqitje në fushë, figurën time si portier”. Buffon tha se pikësynim është të triumfojnë në Champions League.

“Është një objektiv madhor, që na përbashkon mua dhe PSG, por jo një obsesion. Këtu mendoj se mund të rritem, ndërsa klubi ende mund të përmirësohet, ndaj le të aspirojnë për ta fituar këtë trofe. Championsi është një nga objektivat më të rëndësishëm në futboll. Por, kur sezoni të fillojë, ju nuk mund të mendoni vetëm për Championsin, do të ishte e çmendur. Ka edhe objektiva të tjerë një klub futbolli. Shkualifikimi nga UEFA? Për mua kjo nuk peshojnë në zgjedhje, ju duhet të pyesni klubin. I respektoj vendimin e UEFA-s, aq më tepër tani, që zemërimi i asaj ndeshjeje ka kaluar”, tha ai.

Në përzgjedhjen e PSG, ai është ndikuar edhe nga fjalët e Matuidi: “Kur ai mësoi për këtë mundësi, më tha se do të jetë diçka shumë e mirë. Neymar? Pas kthimit zhgënjyes nga Botërori, ai do të ketë më shumë zemërim dhe dëshirë për hakmarrje”. Ish-portieri i Juventusit është gjithashtu i paekuilibruar në parashikim e fituesit të Kupës së Botës së Rusisë: “Nuk kanë mbetur të gjitha skuadrat e mëdha. Unë mendoj se Franca mund t’ia dalë në fund, sepse ka një trajner të shkëlqyeshëm dhe shumë talente. Favoriti im për këtë Botëror ishte Brazili, por tani mendoj se Franca mund të fitojë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat