Icardi: Premtoj se do të bëjmë më të mirën

Futboll

Icardi: Premtoj se do të bëjmë më të mirën

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:08
Icardi: Premtoj se do të bëjmë më të mirën

Futbollistët e Interit mbërritën në qendrën stërvitore “Suning Training Center”, për të nisur përgatitjet në kuadër të sezonit të ri.

Ishin të pranishëm edhe futbollistët e ardhur këtë verë nga merkatoja, si Nainggolan, De Vrij, Martinez, Asamoah dhe Politani, ndërsa mungojnë lojtarët që marrin pjesë në botëror, si Vecino, Perisiç dhe Brozoviç.

Mauro Icardi festoi 5-vjetorin e mbërritjes së tij te szikaltrit dhe si kapiten i skuadrës, ishte i pari që doli në konferencën për shtyp, të organizuar me rastin e nisjes së sezonit.

Ju kishte marrë malli për të rinisur përgatitjet?
Pas më tepër se një muaji pushimesh absolute, ka gjithmonë shumë dëshirë dhe energji për të rinisur. Jemi gati për të nisur një vit të ri, tashmë me Champions Leaguen, një objektiv i arritur për skuadrën tonë.

Si është të përgatitesh duke menduar pjesëmarrjen në Champions?
Është një grumbullim ndryshe nga ai i viteve të tjera, pasi të gjithë mezi presim të luajmë në të tre kompeticionet. Na duhet të punojmë dhe të ambientohemi me lojtarët e rinj, që do të perfeksionojnë edhe më shumë bazën e hedhur sezonin e kaluar.

Më në fund ke takuar disa njerëz të rinj. Çfarë ju ke thënë?
Jemi takuar normalisht dhe ju kam uruar mirëseardhjen, ashtu siç kam bërë më parë me telefon apo në rrjetet sociale. Kjo ka qenë një mënyrë për t’u thënë se këtu jemi një familje e madhe. Kemi kryer stërvitjen e parë dhe shpresoj të përgatitemi sa më mirë për sezonin në vijim.

Keni një mesazh për tifozët e Interit?
Dua t’i falënderoj të gjithë, duke përfshirë ata që vijnë në shkallët e stadiumit, por edhe ata që na ndjekin nëpërmjet ekranit. Janë vërtetë të magjishëm dhe një forcë e shtuar për ne. Premtoj se do të bëjmë më të mirën, për t’u dhuruar sa më shumë emocione dhe momente gëzimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat