Gashi: Shpresoj të vazhdohet puna e Fadil Vokrrit

Futboll

Gashi: Shpresoj të vazhdohet puna e Fadil Vokrrit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:27
Kujtim Gashi ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me kryetarin e ri të kësaj Federate Agim Ademi.

Ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit Kujtim Gashi ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës me ç’rast është takuar me kryetarin e ri të kësaj Federate Agim Ademi.

Duke i uruar punë të mbarë kryetarit të ri, Gashi tha se bashkëpunimi mes Ministrisë dhe Federatës do të vazhdojë edhe më tutje.

Gashi: Shpresoj të vazhdohet puna e lënë nga Fadil Vokrri

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur me Federatën e Futbollit dhe të gjithë ata delegatë që kanë marrë pjesë në kuvendin zgjedhor kanë qenë aq unik dhe të përgjegjshëm për të vazhdar punën e marrë  të cilin e kishte nisur kryetari i ndjerë Fadil Vokrri. Sot jam këtu për të konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe për të gjithë futbollistët në Kosovë”, tha Gashi.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi falënderoj ministrin për respektin dhe bashkëpunimin që Ministria ka pasur me FFK-në.

Ademi: Bashkëpunimi mes Federatës dhe Ministrisë do të vazhdojë

“Do të vazhdojë bashkëpunimi,  ne i ofruam ministrit gjithsesi transparencën dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. E falënderuam shumë për projektet të cilat i ka bëtë për nderin dhe respektin që i është bërë emrit dhe figurës së Fadil Vokrrit, po ashtu edhe përkrahje që ka qenë për Federatën e Futbollit për të gjithë sportin,  por në veçanti për Federatën e Futbollit.  Ministria me ndihmën e tyre me punën e tyre sidomos në infrastrukturë na ka ngrit rejtingun edhe te UEFA edhe te FIFA por edhe në opinionin e gjerë në Kosovë”, tha Ademi.

Gashi bashkë edhe me krerët e FFK-së kanë shikuar për së afërmi punimet që janë ende duke u bërë në Stadiumin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat