Arsenali firmos me mesfushorin

Futboll

Arsenali firmos me mesfushorin

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:04
Lukas Torreira

Arsenali ka kompletuar ditën e sotme transferimin e mesfushorit uruguaian, Lukas Torreira nga skuadra e Sampdorias. Torreira është afrimi i katërt i trajnerit Unai Emeri, i blerë për shifrën e 25 milionë eurove. Uruguaiani kreu vizitat mjekësore në Londër ditën e hënë, dhe pasi u ra dakord për termat personalë, ditën e sotme u bë zyrtarizimi.

Me Uruguain në Botëror, Torreira shkoi deri në çerekfinale, ku u përball me Francën dhe më pas u eliminuan. Ekipi londinez po e kërkonte prej kohësh por lojtari vendosi të merrte vendimin pas eliminimit nga Botërori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat