Ronaldo e nis me probleme te Juventusi

Futboll

Ronaldo e nis me probleme te Juventusi

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:50
Cristiano Ronaldo

Transferimi i Cristiano Ronaldos ka filluar menjëherë të tregojë efektet e tij.

Dje është bërë zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos si lojtar i Juventusit dhe kjo ka shkaktuar kaos gjithandej.

Në momentin e lajmërimit webfaqja e Juves ka qenë jashtë funksionit për pak çaste, kurse që nga mbrëmë, dyqani online i skuadrës italiane është jashtë funksionit.

Duket se serverët e webfaqes së dyqanit të Juventusit nuk mund të përballojnë fluksin e madh të vizitorëve që duan të blejnë fanellën e fituesit të “Topit të Artë”.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat