Fenomeni: Të gjithë prisnim më shumë nga Neymar, ai duhet të mësojë

Futboll

Fenomeni: Të gjithë prisnim më shumë nga Neymar, ai duhet të mësojë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 10:25
Neymar

Ronaldo Nazario mori pjesë në “Sport TV” të Kupës së Botës në Rusi, ku foli për ekipin brazilian dhe veçanërisht rolin e Neymar Jr.

 “Ne të gjithë pritnim më shumë nga Brazili, sepse është ekipi favorit në të tillë turne. Po kështu, prisja më tepër edhe nga Neymar. Unë nuk e di nëse operacioni i këmbës, apo ndonjë problem tjetër e ka munduar, por e pashë atë të kufizuar në fushë.

Mbërritja në Botëror sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pas operacionit dhe qëndrimit tre muaj larg fushave, është situatë e vështirë. Sidoqoftë, ai është ende i ri dhe ka shumë talent. Bashkë me talentin shtohet shumë edhe përgjegjësia, ndaj duhet të mësojë”, ishin fjalët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat