Luca Toni: Francezët e merituan finalen

Futboll

Luca Toni: Francezët e merituan finalen

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:21

Luca Toni shprehet superlativ për kombëtaren e Francës dhe sipas tij, e merituan finalen e Kampionatit Botëror.  “Franca ka lojtarë të rinj të cilët janë të fortë. Unë mendoj se kanë një skuadër të fortë dhe e merituan finalen dhe pse pamë një lojë të balancuar me Belgjikën. A janë ata njësoj si Italia e 2006? Ne ishim ne. Unë e shikoj veten time te Giroud.

 

Jam kurioz, ne kemi karakteristika të ngjashme edhe me Cristiano Ronaldon. Këtë të fundit jam kurioz ta shikoj në Itali, pasi futbolli jonë është i ndryshëm nga të tjerët, por ai është një kampion dhe do të bëj mirë”, ka thënë Toni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat