Legjenda e Manchester United: Ronaldo u largua shkaku i Messit

Futboll

Legjenda e Manchester United: Ronaldo u largua shkaku i Messit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:52
Cristiano Ronaldo dhe Messi

Cristiano Ronaldo e braktisi Real Madridin dhe iu bashkua Juventusit edhe zyrtarisht të martën, dhe sipas ish-bashkëlojtarit të tij dhe legjendës së Manchester Unitedit, Ryan Giggs, portugezi është larguar shkaku i rivalit të tij më të madh, legjendës së Barcelonës, Lionel Messit.

Ronaldo, i cili i fitoi katër trofe në Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës gjatë nëntë viteve qëndrimi në Spanjë, është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, por më nuk do ta ketë Messin rival në ligë.

Ish-bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Ryan Giggs, e ka treguar teorinë e tij përse Ronaldo i është bashkuar Juventusit.

Trajneri i Uellsit ka thënë për ITV se largimi i Ronaldos ndërlidhet me Messin.

“Jam i habitur se ai e la Real Madridin dhe shkoi në Itali”, tha Giggs për ITV.

“Mendoj se është sfidë e madhe për të, ama ka shkuar në një klub të madh. Është goxha CV ta kesh Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin në CV tënde”, shtoi ai.

Por, Giggs mendon se ai është i fiksuar me Messin.

“Ai e ka fiksim të jetë më i mirë se Messi. Tani mund të thotë se ‘e bëra në Angli, e bëra në Spanjë, dhe tani do ta bëj në Itali – si dhe e bëra me Portugalinë’. Prandaj, me siguri ky do të jetë argumenti i tij kur të pyetet se a është më i mirë se Messi”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat