Juan Cuadrado me shumë dashuri publikisht ia ka ofruar numrin shtatë Cristiano Ronaldos, edhe pse diçka e tillë tashmë ishte bërë nga ana e klubit që e ka hedhur atë në shitje menjëherë pas zyrtarizimit.
”Më lumturi është të japësh se sa të marrësh, bekimet e mia Cristiano në këtë aventurë të re”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Twitter”, duke postuar fanellën me numrin shtatë.
Ronaldo u transferua në Juve nga Reali për 100 milionë euro dhe do të fitojë 30 milionë neto në sezon.