Fanellat e Ronaldos po shiten “flakë”

Futboll

Fanellat e Ronaldos po shiten “flakë”

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 00:42
Cristiano Ronaldo

Juventusi ka shituar fanella të Cristiano Ronaldos gjatë ditës së mërkure mesatarisht një për minutë në dyqanin në Milano.

Transferimi i kushtoi 100 milionë euro “Zonjës së Vjetër”, teksa Ronaldo do të fitojë 30 milionë neto në sezon, por gjithashtu ka sjell freski sa i përket marketingut.

Sipas “Tuttosport”, është duke u bërë nami në dyqanet e Juventusit në Milano, që po shesin fanella të CR7 që nga mbrëmë, kur u zyrtarizua kjo blerje që po konsiderohet si e shekullit.

Raportohet se “Zonja e Vjetër” ka shitur një fanellë për minutë të Cristianos që kur lokali është hapur në orën 10 të mëngjesit e deri kur është mbyllur në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat