Sulmuesi italian është larguar nga Interi.
Klubi Jiangsu Suning që ka pronarë familjen Suning e cila po ashtu ka në pronësi Interin, ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Eder nga zikaltërit.
Reprezentuesi italian është transferuar në Kinë për 5.5 milionë euro, ku edhe ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.
Eder do të ketë një pagë prej 13 milionë eurosh në vit me marrëveshjen që ka arritur me Jiangsu.
31-vjeçari ka qenë pjesë e Interit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Sampdoria.