Raportohet nga disa mediume angleze se çështja e Xherdan Shaqirit pothuajse është punë e kryer, është lojtar i ri i nënkampionit të Evropës, Liverpoolit.
Raportohet se Shaqiri iu është nënshtruar kontrollimit mjekësor dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak orësh. Me një fjalë, Shaqiri pas disa viteve i thotë lamtumirë Stoke Cityt e cila është larguar nga Premier League. “Të Kuqtë” kanë aktivizuar klauzolën e tij prej 13.5 milionë funteve në kontratën e tij dhe sot pritet të zyrtarizohet te klubi nga Anfieldi. Në fakt, Shaqiri nga Baseli kishte shkuar në Bayern Munih, pastaj në Inter dhe së fundit në Stoke City.