Kur Trepça kishte mposhtur Vojvodinën dhe barazoi në Osijek

Futboll

Kur Trepça kishte mposhtur Vojvodinën dhe barazoi në Osijek

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2018 Në ora: 17:51
Pamje nga një ndeshje e Trepçës

Pjesa e 65-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78):  Në vitin 1977, Trepça nga Mitrovica pas 6 humbjeve rresht në elitën e futbollit ish jugosllav, iu kthehet rezultateve pozitive. Me 22 shtator, në javën e tetë, skuadra nga Mitrovica pësoi humbjen e gjashtë, kësaj radhe në Nish me 1:0 nga Radniçki. Seria e humbjeve u ndërpre me sfidën në Mitrovicë (me 24 shtator, java e nëntë), Trepça e mundi me rezultat minimal 1:0 Vojvodinën nga Novi Sadi. Kjo ishte fitorja e dytë pas nëntë jave, e para në javën e dytë kundër Çelikut nga Zenica. Pika e dytë që fituan si mysafir pas Mostarit në duel me Velezhin, ka qenë në Osijek. Në javën e 10-të, me 10 tetor, Trepça luajti baras 2:2 me Osijekun. Dhjetë javë, 2 fitore, 2 barazime e 6 humbje, gjithsej 6 pikë.  Të dielën (me 15 korrik) do të lexoni për fitoren e tretë, kundër klubit të njohur boshnjak.

Java 8 – 1977

Me 22 shtator  

Borci (B)- Velezhi 4.1 (3:0)

Sarajeva- Dinamo (Z)         1:1 (1:1)

Osijeku- OFK Beogradi           1:2 (1:2)

Rijeka  - Slloboda      0:0 (0:0)

Zagrebi - Buduçnosti    3:1 (2:1)

Olimpia - Hajduku        2:0 (0:0)

Partizani - Çeliku       5:1 (4:0)

Radniçki - Trepça 1:0 (0:0)

Vojvodina - Crvena Zvezda         2:0 (0:0)

Java 9

Me 24 shtator

Crvena Zvezda - Osijeku             4:1 (3:1)

Me 25 shtator

Buduçnosti - Partizani  0:1 (0:0)

Çeliku – Borci (B)    1:4 (1:2)

Dinamo (Z)  - Olimpia  1:1 (1:0)

Hajduku - Zagrebi             3:1 (0:1)

OFK Beogradi - Sarajeva           2:0 (1:0)

 Slloboda - Radniçki         3:1 (2:1)

Trepça - Vojvodina  1:0 (0:0)

Velezhi - Rijeka      4:1 (2:0)

Me 5 tetor

Crvena Zvezda- Rijeka             4:0 (4:0)

Java 10

Me 9 tetor

Borci (B) - Buduçnosti   2:2 (1:1)

Sarajeva - Crvena Zvezda         1:3 (1:1)

Osijeku - Trepça 2:2 (1:1)

Rijeka - Çeliku      2:1 (2:1)

Zagrebi- Dinamo (Z)     0:1 (0:0)

Olimpia - OFK Beogradi           4:2 (3:0)

Partizani - Hajduku          0:0 (0:0)

Radniçki - Vojvodina  3:2 (1:1)

Slloboda  - Velezhi       2:1 (1:1)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat