Foto e Mavrajt tërbon Hamburger SV

Futboll

Foto e Mavrajt tërbon Hamburger SV

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:20
Foto e Mavrajt tërbon Hamburger SV

Te Hamburger SV, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk ka më të ardhme. Ekipi që ra nga Bundesliga Gjermane në përfundim të sezonit të kaluar, kërkon me çdo kushtë të largojë qendërmbrojtësin e cilësuar nga stafi dhe drejtuesit gjermanë, si të padobishëm. Akoma më shumë pas reduktimit të buxhetit të pagave, që tashmë është shkurtuar në vetëm 28 milionë euro. Një situatë e nderë mes klubit dhe futbollistit që është acaruar edhe më shumë për shkak të një foto të publikuar nga Mavraj në Instagram. Shqiptari 32-vjeçar publikoi një foto me fanellën e re të HSV me diçiturën: “Gëzuar vitin e ri 18/19 #trotzdemhsv”.

Një veprim që është konsideruar nga drejtusit e klubit të Hamburgut si pikant, edhe pse një fotomontazh. Sipas asaj që raporton “Hamburger Abendblatt”, postimi është bërë pa u konsultuar më parë e klubin. Sipas “Bild”, situata mes futbollistit dhe klubit ishte e shkatërruar që më parë. Referuar të njëjtës gazetë, Mavraj tashmë insiston që të largohet nga HSV, vetëm pasi të dy palët të arrijnë një marrëveshje, në lidhje me shumën që do të përfitojë Mavaraj. Në të kundërt, mbrojtësi kuqezi nuk ka asnjë qëllim që të largohet nga klubi gjerman. Kontrata aktuale e Mavraj me Hamburger SV skadon në qershor të vitit 2019. Trajneri Christian Titz u përpoq të poshtërojë mbrojtësin veteran duke e detyruar atë të stërvitej me ekipin U-21. Ndërkohë, raportohet se në gjurmët e shqiptarit janë Deportivo La Coruna dhe Trabzonspor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat