Ilir Daja prezantohet te Flamurtari, kërkon titullin edhe në Vlorë

Futboll

Ilir Daja prezantohet te Flamurtari, kërkon titullin edhe në Vlorë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:57
Ilir Daja

Ilir Daja u prezantua si trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit, një aventurë e cila pason largimin nga Skënderbeu, ku tekniku fitoi titullin që tashmë synon ta sjellë në Vlorë.

Klubi bregdetar këtë sezon do të synojë fronin e futbollit shqiptar, ndërsa ka bërë dhe afrime të rëndësishme në merkato, që shtojnë optimizmin.

“Kemi dy drejtime kryesore: riformatimi i skuadrës me elementë të vlefshëm dhe nisjen e stërvitjes pasi nuk kemi kohë”, deklaroi Daja.

Flamurtari prezantoi këtë javë dhe një përforcim të rëndësishëm në mesfushë, duke marrë kapitenin e Partizanit Idriz Batha.

“Jemi në negociata edhe me disa lojtarë të tjerë, por nuk mund t’i bëj publikë emrat”, theksoi trajneri. Lojtarë të tjerë që pritet të luajnë nga kjo verë në Vlorë janë gjithashtu Radas, Mici dhe Muzaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat