Interi pas yllit të PSG-së

Futboll

Interi pas yllit të PSG-së

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 08:20
Neymar dhe Angel Di Maria

Trajneri i ri i PSG-së, Thomas Tuchel, është duke shikuar për ta shitur njërin nga yjet e tij, Angel Di Marian, ka raportuar portali francez Paris United.

Interi dhe Atletico Madrid janë të interesuara për argjentinasin dhe janë të përgatitura që të luftojnë mes tyre për t’i fituar shërbimet e Di Marias.

Di Maria vlerësohet me çmimin prej 40 milionë eurosh, dhe duke parë që Interi e ka siguruar kualifikim për në Ligën e Kampionëve, ata po kërkojnë që të përforcohen më shumë për të qenë konkurrent nga fillimi i stinorit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat