Shaqiri: Në zemrën time do të ketë gjithmonë vend për Stoke Cityn, mezi s’po pres të nisë karrierën në Liverpool

Futboll

Shaqiri: Në zemrën time do të ketë gjithmonë vend për Stoke Cityn, mezi s’po pres të nisë karrierën në Liverpool

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:12
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri tanimë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Liverpoolit.

Zyrtarizimi i kalimit të tij te gjiganti anglez u bë dje.

Shaqiri do të bartë fanelën me numrin 23 te Reds ndërsa do të jetë në urdhërat e trajnerit ndoshta më të mirë në botë, Jurgen Klopp.

Para pak çastesh në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ai ka shpërndarë një video të shkurtër të tij, me një mesazh për dy ekipe: Stoke City prej ku u largua, dhe për Liverpoolin, ekip pjesë e të cilit është tashmë.

Përmes atij publikimi, ai ka falenderuar të gjithë përkrahësit dhe stafin e Stoke City, për mundësinë që të vijë në Angli dhe të luaj tri vite për atë klub.

Shaqiri ka thënë se pavarësisht paraqitjeve të vitit të fundit, ai beson se ky klub së shpejti do të rikthehet në Premier League.

Lojtari me prejardhje shqiptare ka shkruar se në zemrën e tij gjithmonë do të ketë vend për Stoke Cityn.

Tutje Shaqiri bëri të ditur se mezi s’po pret që ta nisë kapitullin e ri në karrierën e tij si pjesë e Liverpoolit.

Sipas tij, do të jetë moment mjaft special loja që ai do ta zhvilloj në stadiumin e këtij ekipi “Anfield”.

Transferimi i Shaqirit te Liverpooli ka kushtuar 13.5 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat