Bonucci i sakrifikuari i Milanit, e do Mourinho te Man.United

Futboll

Bonucci i sakrifikuari i Milanit, e do Mourinho te Man.United

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:11
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci është gjithnjë e më larg Milanit. Kapiteni pas vetëm 1 sezoni me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë për të provuar një eksperiencë të re në një kampionat tjetër, kjo edhe për faktin se klubi kuqezi ka shumë nevojë për të arkëtuar para në këtë merkato dhe njëri nga lojtarët që ka më shumë oferta është pikërisht Bonucci.

Për futbollistin e kombëtares italiane interesohet Manchester United në Premier League, por 31-vjeçari ndiqet më vëmendje edhe nga Paris Saint Germain.

Sipas mediave angleze Jose Mourinho po bën gati ofertën për të bindur Milanin që është në vështirësi ekonomike dhe duhet të shesë 1 ose 2 lojtarë me peshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat