Pasi shpallet kampion bote, Kylian Mbappe flet për Real Madridin

Futboll

Pasi shpallet kampion bote, Kylian Mbappe flet për Real Madridin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 00:51
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe u përzgjodh lojtari i ri më i mirë i botërorit. Menjëherë pasi mori çmimin, ai u shfaq përpara mediave për të treguar emocionet e përjetuara.

”Jam shumë i lumtur. Rruga ishte e gjatë, por ia vlejti. Jemi krenar që kemi bërë të lumtur Francezët. Kishim çdo gjë në dorën tonë, harruam çdo problem. Luajmë për këto gjëra. Dua të përmirësohem akoma më shumë, por të jesh kampion bote është diçka e mirë.”

”Tani duhet të festojmë. Kemi bërë një punë të madhe gjatë gjithë sezonit dhe tani është momenti për të festuar këtë verë”. Më pas, në zonën mikse, ai u pyet për interesimin e Real Madridit dhe mundësinë që ai të largohet nga PSG këtë verë. Mbappe u pa i qeshur, por nuk tregoi diçka konkrete: ”Jam i lumtur në Paris dhe më mbeten disa vite në kontratë. Kjo është dita më e lumtur e jetës time.”

Kylian Mbappe (19 vjeç e 207 ditë) u shëndrua në lojtarin e dytë më të ri që fiton kupën e botës pas Peles (17 vjeç e 351 ditë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat