Capello rrëfen prapaskenat me Ibrën, ja futbollisti më i mirë që ka stërvitur

Futboll

Capello rrëfen prapaskenat me Ibrën, ja futbollisti më i mirë që ka stërvitur

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 05:54
Fabio Capello dhe Zlatan Ibrahimovic

Fabio Capello thotë se ka ndikuar për ta bërë Zlatan Ibrahimovicin lojtarin që është sot, duke thënë se suedezi nuk ishte në më të mirën e tij kur mbërriti te Juventusi. Sulmuesi enigmatik arriti në Torino nga Ajax, në vitin 2004, me një reputacion “të lulëzuar”, por u konsiderua si një diamant i përafërt, që ka nevojë për lustrim. Capello thotë se ai e ka ndihmuar në këtë proces, pasi talenti i papërpunuar u rafinua dhe u vendos në një rrugë, që e ka çuar suediezin në krye të lojës së futbollit nëpërmjet Interit, Barcelonës, Milanit, PSG dhe Manchester United. “Kur Ibrahimovic arriti te Juventusi, ai nuk ishte i mirë në “qitje”, – tha Capello për “Sky Italia”. – Mino Raiola më tha: Zlatan është me të vërtetë i fortë, ai i thyen duart e portierëve. I thashë atij: Më dëgjoni, për momentin ai thyen vetëm dritaret e palestrës. Pastaj Ibrahimoviç filloi të stërvitej çdo ditë dhe, natyrisht, siç e dinte të gjithë, u përmirësua shumë”.

Capello, i cili kaloi dy vjet me Juventusin, pas largimit nga Roma, këmbëngul se kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me Ibrahimoviçin, edhe nëse ndonjëherë mund të jetë dukur kështu. Ai shtoi: “Juventusi bëri një blerje të pabesueshme. E bleu atë për 16 milionë euro të pagueshme në katër pagesa. Tek Ajax vendosën që ai nuk do të ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe preferonin të mbanin Mido, i cili ishte më i lehtë për t’u menaxhuar. Ibrahimoviç kishte disa probleme edhe te Juventusi, për shembull me Jonathan Zebina, por më pas Luciano Moggi arriti dhe zgjidhi gjithçka”. Ndërsa Ibrahimoviç e ka treguar veten të jetë një nga interpretuesit më të mirë në këtë, apo ndonjë epokë tjetër, ai nuk është talenti më i mirë që Capello ka pasur kënaqësinë të punojë. Italiani me eksperiencë ka punuar disa vite me figura të ndryshme, me CV-në e tij që përfshin Juven, Milanin, Romën, Real Madridin dhe si shef i ekipit kombëtar të Anglisë.

Trajneri aktual i Jiangsu Suning në Kinë pretendon se koha e tij në Spanjë ka qenë periudha kur ka punuar me më të mirët. “Lojtari më i mirë që kam trajnuar ishte Ronaldo,– tha Capello. – Fatkeqësisht, e gjeta në fund të karrierës së tij, kur peshonte 96 kg. E pyeta: Cila ishte pesha juaj në Kupën Botërore të vitit 2002?. Ai më tha 84 kg. Unë u përgjigja: Mundohu të paktën të kthehesh në 88 kg. Gjithsesi, ai ishte një lojtar i madh”. Capello ishte njeriu që e lejoi Ronaldon të largohej nga Real Madridi, pasi sulmuesi, që fitoi Kupën e Botës, shkoi te Milani në janar të vitit 2007, ndërsa “Los Blancos” u drejtuan drejt një titulli të La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat