Donnarumma pasues i Alisson te Roma

Futboll

Donnarumma pasues i Alisson te Roma

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:41
Alisson Becker po kërkohet me ngulm nga shumë klube evropiane, me në krye Chelsean dhe Liverpoolin.

Roma nuk do të qëndrojë duarkryq edhe në rast të largimit të portierit brazilian.

Alisson Becker po kërkohet me ngulm nga shumë klube evropiane, me në krye Chelsean dhe Liverpoolin.

Në rast të largimit të brazilianit nga Roma, atëherë klubi nga kryeqyteti italian do të vihet pas portierit të Milanit, Gianluiggi Donnarumma.

Duke parë problemet financiare me të cilat po përballet Milani, agjenti i Donnarummas, Mino Raiola mendon ta largojë portierin e talentuar nga Rossonerët dhe Roma është një destiancion i mundshëm për të.

Nëse nuk arrin marrëveshje me Donnarumman, atëherë Roma mendon edhe për portierin e Paris Saint-Germain, Alphonse Areola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat