Burdisso zbulon se ka pasur një përleshje fizike me Messin

Futboll

Burdisso zbulon se ka pasur një përleshje fizike me Messin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:06
Nicolas Burdisso

Ish-mbrojtësi i kombëtares argjentinase ka treguar një rast nga e kaluara, kur ka pasur problem me Lionel Messin.

Nicolas Burdisso ka zbuluar që nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Lionel Messin në kombëtare.

Mbrojtësi 37-vjeçar kujton një rast kur në Kupën e Amerikës më 2011, ishte përleshur me Messin në zhveshtore.

“Kemi pasur një konfrontim fizik në zhveshtore”, tha Burdisso.

“Mendoj se unë nuk isha i vetmi që i kam bërtitur atij, pasi gjëra të tilla ndodhin në zhveshtore”.

“Fillimisht ishim fjalosur në fushë pasi ai kërkonte topin, unë mundova t’ia pasoja por nuk munda. Ai u nervozua dhe situata filloi të tensionohej”.

“Kur hymë në zhveshtore ai vërsul tek unë, por u desh të ndërhynin të tjerët për të na ndarë”.

“Këto gjëra ndodhin në futboll, por gjithçka përfundoi mirë”, ka treguar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat