Fjala e Mbappes, mbetet apo jo në PSG

Futboll

Fjala e Mbappes, mbetet apo jo në PSG

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:38
Fjala e Mbappes, mbetet apo jo në PSG

Pas Botërorit fantastik që zhvilloi dhe sidomos pas golit në finale duke u bërë lojtari i dytë pas të madhit Pelle që realizon në një finale të Kupës së Botës pa mbushur ende 20-vjeç, Kylian Mbappe nuk duhet të mendojë vetëm për pushimet por edhe për të ardhmen e tij, pasi Reali i Madridit do të bëjë çmos për ta marrë në këtë merkato për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon. Megjithatë 19-vjeçari as që e mendon largimin nga Paris Saint Germain.

Mbappe është i lumtur te kampionët e Francës dhe në një intervistë pas finales së Luzhnikit ndaj Kroacisë ka deklaruar se është  i sigurt 100% qëndrimi i tij te PSG.

Një deklaratë e fortë që sdo ti ketë pëlqyer aspak presidentit të Los Blancos Florentino Perez i cili po has vështirësi në gjetjen e pasuesit të CR7-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat