Alex Sandro drejt transferimit te PSG

Futboll

Alex Sandro drejt transferimit te PSG

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:10
Alex Sandros

Mbrojtësi brazilian pritet të largohet nga Juventusi këtë verë.

Paris Saint-Germain dhe Juventus kanë nisur bisedimet për transferimin e Alex Sandros në Parc des Princes.

PSG është gati t’i ofrojë dyfishim të pagës nga sa merr ai te “Zonja e Vjetër”, për ta bindur lojtarin të transferohet në Francë.

Sipas Tuttosport, Parisi ka ofruar 40 milionë euro për 27-vjeçarin, por Juventusi nuk do që ta shesë për më pak se 50 milionë.

Në rast të shitjes së Sandros, Juventusi do të hidhet në sulm për Juan Bernat të Bayern Munichut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat