Milani nuk heq dorë nga Morata

Futboll

Milani nuk heq dorë nga Morata

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:11
Alvaro Morata

Fassone dhe Mirabelli, ende në pritje të dinë fatin e tyre nga “Elliott”, kanë udhëtuar për në Londër, ku mund të godasin në merkaton e transferimeve.

Pista më interesante, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka të bëjë me kthimin në Itali të Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll tashmë është “trajtuar” nga kuqezinjtë verën e kaluar dhe nuk mund të presë që të kthehet në Seria A.

Kjo për shkak se këtë herë operacioni mund të përmbushet, sidomos nëse Gonzalo Higuain vendosi të ndjekë Maurizio Sarri te Chelsea. 

Megjithatë, gjithçka do të jetë më e qartë vetëm pas të shtunës së 21 korrikut, kur është caktuar zgjedhja e bordit të ri të drejtorëve kuqezinj, i cili, gjithashtu, mund të vendosë të ndryshojë menaxhmentin e Milanit.

Fassone dhe Mirabelli, megjithatë, siç u përmendën, nuk po rrinë e presin. Tregu i transferimit, nga ana tjetër, nuk pret, ndaj duhet vepruar në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat