SHBA-të ia refuzuan vizën, Sanchez humb turneun me Manchester United

Futboll

SHBA-të ia refuzuan vizën, Sanchez humb turneun me Manchester United

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:47
Alexis Sanchez

Futbollisti kilian ka mbetur në Angli, pasi nuk i është lejuar hyrja në SHBA.

Alexis Sanchez do të humbasë fillimin e turneut të Manchester United në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, pasi nuk ka mundur ta marrë vizën.

29-vjeçari, ka pranuar dënimin me kusht prej 16 muajsh, për shkak të mashtrimeve që ka bërë me tatime në kohën kur luante në Spanjë.

Me ligjet amerikane, asnjë person që është fajtor për mashtrime nuk lejohet të hyjë brenda shtetit.

Sanchez është duke punuar me avokatët e tij për të gjetur një rrugë që i mundëson atij hyrjen në SHBA. Por ky proces ka zgjatur më shumë sesa që ai ka shpresuar. United ndeshjen e parë para sezonale e luan të premten kundër Club America nga Meksika.

Më pas “Djajtë e Kuq”, do të ndeshen me San Jose Earthquakes, Milanin, Liverpoolin dhe Real Madridin, të trija këto të fundit ndeshje të vlefshme për International Champions Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat