Messi apo Ronaldo? Rooney zgjedh më të mirin

Futboll

Messi apo Ronaldo? Rooney zgjedh më të mirin

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:50
Messi apo Ronaldo

Ish-futbollisti i Manchester United ka dhënë mendimin e tij për futbollistin më të mirë të historisë.

Wayne Rooney nuk ka hezituar fare për të konkluduar që sipas tij Lionel Messi

është futbollisti më i mirë në botë.

Futbollisti i D.C. United ndonëse ka luajtur me Cristiano Ronaldon në Manchester United, beson se argjentinasi është lojtar i një niveli tjetër në krahasim me të tjerët.

“Messi është më i miri. E kam thënë edhe më herët që të dy janë ndoshta lojtarët më të mirë që kanë luajtur futboll ndonjëherë”, ka thënë Rooney.

“Por unë mendoj se Messi mbetet më i miri i të gjitha kohëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat