Arsenali ofron 50 milionë euro për Coman

Futboll

Arsenali ofron 50 milionë euro për Coman

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:03
Kingsley Coman

Futbollisti francez nuk po gjen hapësira në skuadrën e Bayern Munichut.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery shpreson që ta bind Bayernin për ta shitur Kingsley Coman për shumën e 50 milionë eurove.

22-vjeçari që ka luajtur me Paris Saint-Germain dhe Juventusin, sezonin e shkuar ka nënshkruar kontratë afat gjate me gjigantin e Bundesligës, pas dy viteve të kaluara si huazim.

Edhe pse në edicionin e kaluar Coman, ka luajtur në 22 ndeshje të Bayernit në Bundesligë, ku ka ndihmuar bavarezët të shpalleshin kampionë, vetë klubi është duke menduar ta shesë atë për të sjellë ndonjë lojtar tjetër që i përshtatet kërkesave të trajnerit Niko Kovaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat